Conte: Qëndrimi tek Chelsea nuk është i sigurtë

27 Shkurt 2017, 14:33Sport TEMA
Conte: Qëndrimi tek Chelsea nuk është i sigurtë

Antonio Conte ka deklaruar se qëndrimi i tij tek skuadra e Chelsea nuk është i sigurtë, pavarsisht se mund të fitojë titullin kampion.

Tekniku Italian u bazua tek ajo që i ndodhi Claudio Ranierit tek Leicesteri të cilin e shkarkuan para pak ditësh.

Ai tha se në futbollin modern nuk është e lehtë të qëndrosh gjatë në një skuadër.

“Mendoj se në futbollin modern nuk është e lehtë të nisësh një projekt, apo të jesh i sigurtë se do të jesh për një kohë të gjatë te një skuadër. Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët. Ajo që është e sigurtë është se, nëse të jepet një rast i tillë, atëherë fiton edhe mundësinë për të punuar më shumë me skuadrën, për të zbatuar idetë e tua dhe për të përmirësuar futbollistët”, tha Conte.
Chelsea i tij këtë sezon është shumë pranë titullit kampion të “Premier League”, pasi distanca me vendin e dytë është 10-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje