Babi i Milot Rashicës ironizon De Biazin

27 Shkurt 2017, 14:11Sport TEMA

Nexhmedin Rashica, babai i Milot Rashica, i është “kundërpërgjigjur” Gianni De Biasit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, javën e kaluar ka folur për yllin e Kosovës, Milot Rashicën, i cili nuk u ftua në Euro 2016 me kuqezinjtë.

De Biasi tha se djaloshi nga Vushtrria nuk ia mbushi mendjen në grumbullimin në Austri, dhe për këtë nuk e kishte ftuar.

Por, Nexhmedin Rashica, babai i Milotit, i është “kundërpërgjigjur” italianit pas golit që djali i tij shënoi kete jave në ndeshje ndaj Go Ahead Eagles.

“Përgjigja nga familja “Rashica” për De Biazin! Ne çdo herë kemi respekt për Ju, se na drejton kombëtaren. Një foto sa 1000 fjalë”, ka shkruar Nexhmedin Rashica në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje