I pakalueshmi Berisha: Jam aty kur nevojitet, ëndërroj Europën

27 Shkurt 2017, 17:55Sport TEMA

Një mungesë do të ndjehet shumë në kombëtaren shqiptare për ndeshjen e marsit kundër Italisë dhe atë e pasardhëse ndaj Izraelit, ajo e Etrit Berishës.

Gardiani kuqezi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serinë A me Atalantën, ku ka mbyllur 9 nga 18 ndeshjet e luajtura me këtë skuadër pa pësuar gol.

Në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, disa pritje të tij ndihmuan Atalantën të merrte fitoren 2-0 në një transfertë shumë të vështirë që të mbante gjallë ëndrrën për të luajtur në Europë në sezonin e ardhshëm.

“Jam i lumtur, kemi bërë një ndeshje të madhe dhe unë u mundova të bëja timen. Jam aty kur i nevojitet skuadrës”, tha portieri për faqen e klubit. “Edhe në ndeshjen e fazës së parë ndaj Napolit, të fituar 1-0, vuajtëm dhe luftuam, kjo ndeshje na jep më tepër forcë për të vazhduar të ëndërrojmë Europën”.

Atalanta është surpriza e këtij sezoni në Serinë A, në një kampionat që jashtë çdo parashikimi ka parë këtë grup lojtarësh të luftojnë për objektiva prestigjiozë, shkruan Panorama Sport.

“Njohim mirë njëri-tjetrin dhe e kuptojmë çfarë do trajneri. Falë kësaj luajmë në mënyrë të thjeshtë dhe gabojmë shumë pak|, shpjegoi 27-vjeçari “sekretin” e suksesit të skuadrës. “Tani nuk duhet të ndalemi, do të kemi një betejë kundër Fiorentinës të dielën e ardhshme, duhet të na gjejë gati”.

1 komente në “I pakalueshmi Berisha: Jam aty kur nevojitet, ëndërroj Europën”

  1. enter"" says:

    Akoma ju me kombetaren e degjenerume???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje