Leicester City ka mposhtur 3-1 Liverpolin në stadiumin “King Power”, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme.
Ky tre pikësh vjen pas shkarkimit të teknikut Italian Klaudio Ranieri që u largua për shkak të rezultateve të dobëta.
Golat për Leicesterin i shënuan Jamie Vardy në minutat 28-të dhe 60-të si dhe Danny Drinkwater në të 39-tën, ndërsa golin e nderit për Liverpoolin e shënoi Philippe Coutinho në minutën e 68-të.
Me këtë tre pikësh Leiçesteri renditet në vendin e 15-të me 24 pikë të grumbulluara.
Ndërsa Liverpooli pozicionohet në vendin e 5-të me 49-pikë.