Kombëtarja e femrave ka mposhtur me rezultatin 5-3 Malin e Zi, sfidë e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.
Miqtë arritën që të kalojnë të parët në avantazh duke shënuar dy gola me anë të Aemisa Kuc dhe Tamara Bojat, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë reagojnë mjaft mirë duke barazuar rezultatin me Suada Jashari dhe Saranda Hashani.
Në minutën e 80-të malazezët kalojnë sërish në avantazh, por që nuk do të zgjaste shumë pasi Shqipëria reagon mjaft mirë duke e mbyllur takimin në shifrat 5-3.