Lionel Messi dhe Neymar mund të mungojnë në finalen e “Uefa Champions League”, nëse Barcelona arrin të shkojë deri këtu.
Finalja e këtij viti do të luhet në “Cardiff”, dhe Britania e Madhe mund te vendos një ligj, i cili ndalon futjen në këtë vend të futbollistëve për shkak të proceseve të hapura gjyqësore.
Në lidhje më këtë gjë foli dhe presidenti i UEFA-s Alexandër Ceferin ,në një intervistë të dhënë për “New York Times”.
“Nuk do të ishte problem nëse autoritetet britanike do të ndalonin hyrjen në vend të kriminelëve të rrezikshëm, por nëse shohim që ka futbollistë që mund të mos lejohen të shkojnë atje për shkak të ndonjë procedimi penal në zhvillim e sipër, atëherë do të mendojmë nëse duhet t’i luajmë ndeshjet e kompeticioneve europiane në atë vend apo jo. Messi e Neymar janë në procese gjyqësore dhe këtë vit finalja është në Cardiff, imagjinoni nëse ata nuk do të jenë atje nëse arrijnë deri në atë fazë”, tha Ceferin.
Gjithashtu, kreu i UEFA-s foli edhe masat e marra nga Presidenti i SHBA, Donald Trump për emigracionin, ku deklaroi se dicka e tillë është e gabuar.
“Jam i sigurtë se ajo çfarë po ndodh në SHBA nuk do t’i ndihmojë aspak në garën për organizimin e Botërorit 2026. Nëse lojtarët nuk mund të shkojnë atje për vendime politike apo populiste, atëherë Botërori nuk do të mund të zhvilllohet në atë vend. Kjo vlen edhe për tifozët e gazetarët. E gjithë kjo është pjesë e një Kupe Botë ku çdokush duhet të jetë në event pavarësisht kombësisë që ka”, deklaroi kreu i UEFA-s.
Do me thene , per shkak te Mesist dhe Neymarit, qe shkelin ligjet, Britania duhet te transformoje sistemin e drejtesise dhe te ndryshoje ligjshmerine…
Hajde President i UEFA-s, hajde. Po qenke rrot cari mor djale. Kush te ka votuar ty?
Pse nuk thua dhe nje keshille per futbollistet qe nuk duhet te shkelin ligjet dhe rregullat, por duhet te sillen si qytetare shembullore ?