Korabi-Tirana luhet në “Loro Boriçi”

1 Mars 2017, 15:23Sport TEMA

Tjetër episod nga saga Odisea e Korabit. Këtë të shtunë, skuadra dibrane do ta luajë në Loro Borici takimin e javës së 24 të Kategorisë Superiore.

Është ky vendimi i FSHF që ka gjykuar se stadiumi i Peshkopisë ende nuk përmbush kushtet dhe që e con Korabin drejt një rekordi negativ të vështirë për t’u gjetur në kampionatet e tjera.

Në fakt Loro Borici është stadiumi i 6 në të cilin skuadra që drejtohet nga Gerd Haxhiu do të luajë si pritëse këtë sezon.

Pasi kanë provuar Selman Stëmrasin, Elbasan Arenën, Zeqir Ymerin, fushën e Peqinit e Niko Dovanën tani në një sezon kryekëput prej shtegtarësh futbollistët e Korabit i drejtohen Loro Boricit për ndeshjen me Tiranën.

Takimi mes skuadrës që mbyll klasifikimin dhe bardheblouve do të hapë javën e 24 këtë të shtunë në orën 14.00 kur do të luhet njëkohësisht edhe Luftëtari-Vllaznia, ndërkohë që pasditen e së shtunës do të jetë radha e Skënderbeut për të pritur Teutën në një takim ku skuadra e Ilir Dajës do të ketë shansin për të pronësuar e vetme kreun e klasifikimit.

Dy rivalët e tjerë të titullit, zbresin në fushë të dielën me Partizanin që luan në transfertën e Lacit ku kurbinasit nuk do të mund të mbështeten te tifozët, ndërsa Kukësi udhëton drejt Vlorës për një përballje tjetër objektivash diametralisht të kundërt përballë Flamurtarit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje