Paraqitja në derbin ndaj Romës, mediat italiane thurin elozhe për Thoma Strakoshën

2 Mars 2017, 16:49Sport TEMA

Thoma Strakosha është vlersuar shumë me paraqitjen që ai bëri mbrëmjen e djeshme në ndeshjen derbi kundër Romës, që u fitua nga Lazio me rezultatin e pastër 2-0 sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Gardiani kuqezi ka marrë notën 7-të nga mediat Italiane të cilat shkruajnë se me Strakoshën në portë, Lazio ka fituar më shumë siguri.

“Në futboll emrat nuk kanë shumë rëndësi, tani ai i jep më shumë siguri ekipit krahasuar me titullarin e fillimsezonit”, ishte shkrimi që vlerësonte Strakoshën.

21-vjeçari është një nga portierët me të ardhme të madhe ku në sfidat që është aktivzuar ka bërë paraqitje mjaft të mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje