Partizani ka vijuar me intensitet të lartë përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit i vlefshëm për javën e 24 të Kategorisë Superiore .
Pas dy seancave të mbajtura të mërkurën, sot skuadra, ka kryer në mesditë seancën e programuar në orën 12:00.
Nën urdhrat e trainerit Starova prezent kanë qenë të gjithë lojtarët me përjashtim të kapitenit Hoxha, i cili po zhvillon përgatitje individuale terapie në pishinë.
Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko-taktik dhe impenjimi ka qenë maksimal.