Tepelena, Këngëtari i njohur sponsorizon skuadrën e vendlindjes

2 Mars 2017, 14:51Sport TEMA

Ylli Baka, përveçse një prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri, është i apasionuar edhe pas futbollit. Këngëtari nga Tepelena ka vendosur të ndihmojë klubin e qytetit të vendlindjes.

Burime pranë klubit të Tepelenës kanë bërë të ditur se Baka ka depozituar në arkën e skuadrës 500 mijë lekë të vjetër që të krijohet një uniformë e re.

Presidenti i klubit dhe njëkohësisht kryebashkiak i qytetit, Tërmet Peçi, dhe trajneri Ilir Selimi e kanë falënderuar këngëtarin e njohur për shumën që ai ka derdhur për ekipin e vendlindjes. Pritet që në ditët në vijim të bëhet gati edhe uniforma e re për skuadrën e Tepelenës.

Skuadra prej shumë vitesh militon në Kategorinë e Dytë. Mungesa e një mbështetjeje të madhe financiare për të krijuar një skuadër cilësore, bën që Tepelena ta ketë të vështirë rikthimin në Kategorinë e Parë.

Në sezonet e fundit janë afruar edhe futbollistë të huaj, kryesisht brazilianë, por skuadra nuk ka arritur të ngjitet një kategori më lart. Mungesa e një sponsori ka krijuar këtë situatë që Tepelena ta ketë të vështirë të arrijë objektivin vetëm me ndihmën e Bashkisë./ Panorama Sport/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje