Arsen Wenger pyetet se a do ta drejtojë Barcelonën, ja përgjigja e tij

2 Mars 2017, 18:27Sport TEMA

Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka kërkuar që ta distancojë veten nga lajmet të cilat sugjerojnë se ai mund të jetë pasuesi i Luis Enriques te Barcelona.

Wenger ka thënë sot në një konferencë për media se nuk po kërkon punë tjetër dhe se prezenca e tij është gjithmonë në Arsenal.

“Jo, prezenca ime tek Arsenali është gjithmonë e njëjtë, dhe do të mbetet kështu. Nuk po kërkojë punë në ndonjë klub tjetër. Thjesht jam duke u fokusuar në përmirësim,” ka thënë ai.

Luis Enrique njoftoi mbrëmë se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje