Prof. Asoc. Dr. Sonila Boçi
Historiografia shqiptare i ka një “borxh” Sadik Premtes, pasi ende nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur figurës së tij
Për shqiptarët e sotëm, deformimi i historisë gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës nuk përbën më asnjë lajm. Në përpjekje për të legjitimuar pushtetin e PKSH/PPSH dhe për të ngritur kultin e individit të Enver Hoxhës, pushteti i atëhershëm u imponoi historianëve, vështrim të njëanshëm mbi ngjarjet e së shkuarës. Nën një presion të tillë, shumë personazheve iu veshën merita të paqena, disa u hodhën në pëlhurin e harresës, të tjerë u negativizuan deri në urrejtje. Etiketimi i kundërshtarëve politikë si armiq të atdheut, pra krijimi i binomit të pandashëm parti-atdhe, largoi çdo mundësi për një narrativë me dritëhije për shumë prej individëve me kontribute të spikatura dhe rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Historia shihej me syzet e interesave politikë të ditës dhe ndryshonte sa herë që pushtetarët kishin nevojë për ta riformatuar dhe për ta përdorur për qëllimet e tyre propagandistike.
Këtij procesi nuk mund t’i shpëtonte edhe vetë historia e Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH). Historiani britanik Peter Burke, pohon me të drejtë se kur një sistem ka rrënjë të thella, atëherë ai mund të mbështet mbi to, në të kundërt atij i duhet t’i shpikë. Kështu, regjimi komunist e përdori historinë si mjet për të fabrikuar “rrënjët” e komunizmit në Shqipëri dhe për të instaluar në kujtesën e shqiptarëve idenë se regjimi ishte fryt i një procesi evolutiv, të vullnetshëm dhe të natyrshëm. Më shumë se kaq, Enver Hoxha kërkonte t’i jepte legjitimitet pushtetit të tij personal, të përligjte ngjitjen e tij të pazakontë në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë, si edhe eliminimet e panumërta që kishin shoqëruar rrugën e pushtetit të tij.
Në këtë konteks duhet të shihet dhe trajtimi nga historiografia komuniste e figurës së Sadik Premtes. Si një nga personazhet e rëndësishëm historikë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, analiza e figurës së tij iu nënshtrua deformimeve, si dhe manipulimeve me gjysmë të vërteta. Regjimi nuk e la në hije figurën e Sadik Premtes. Për të dhe për kolegun dhe mikun e tij, Anastas Lula, u fol jo pak si në kujtimet e Enver Hoxhës, ashtu dhe në tekstet e historisë. Por në diskursin politik dhe shkencor të kohës, emri i Sadik Premtes do të shoqërohej me gjithfarë epitetesh dhe etiketimesh si: franksionist, tradhëtar, trockist, komplotist etj. Për ta thuhej se ishin ambiciozë, se punon kundër vijës së PKSH-së, njerëz që vinin interesat e tyre personale mbi interesat e masës popullore, etj, etj. Ajo që nuk thuhej dhe lihej në heshtje ishte kontributi i pamohueshëm i Sadik Premtes në lëvizjen komuniste në Shqipëri. Nuk përmendej se ai ishte një nga aktivistët e hershëm të kësaj lëvizjeje që në periudhën midis dy luftërave; nuk përmendej përgatitja e spikatur e tij intelektuale për kohën dhe as reputacioni që ai kishte veçanërisht te rinia shkollore dhe universitare e kohës; “harrohej” të përmendej roli i tij në drejtimin e demonstratave antifashiste të viteve 1941-1942, si dhe shumë ngjarje që kishin të bënin me figurën e tij.
Më shumë se një histori personale, studimi i figurës së Sadik Premtes, Anastas Lulës dhe të gjithë anëtarëve të Grupit Komunist të të Rinjve, që u përjashtuan nga radhët e PKSH-së, do të na jepte një përgjigje një sërë pyetjeve mbi mënyrën se si u ndërtua kjo parti që në lindjen e saj. Zbatimi i parimit stalinist se partia forcohet duke u spastruar, ishte një nga motot që iu imponua PKSH-së nga i dërguari jugosllav, Dushan Mugosha. Drejtuesit e lartë të PKSH/PPSH-së do të mbështeteshin deri në fund në këtë moto. Prof. Kristo Frashëri, një tjetër anëtar i Grupit Komunist të të Rinjve, i përjashtuar nga radhët e PKSH-së në qershor 1942, me të drejtë pohon se qëllimi i kësaj lufte “ishte prirja për ta zhveshur njeriun nga personaliteti i vetvetes … nënshtrimi i plotë i anëtarit ndaj qendrës së partisë”. Ajo që e bën të veçantë historinë e Sadik Premtes, është se ai nuk u nënshtrua, ai luftoi dhe u përpoq për të realizuar çka besonte. Kjo e bënte atë të rrezikshëm për drejtuesit e lartë komunistë, si gjatë luftës, ashtu dhe më pas.
Historiografia shqiptare i ka një “borxh” Sadik Premtes, pasi ende nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur figurës së tij. Ky botim me dëshmi dokumentare e kujtime, i cili hedh dritë mbi shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë së Sadik Premtes gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe në mërgim, e shlyen pjesërisht këtë “borxh”. Ende ka nevojë për vështrim më të thellë në jetën e njeriut që sfidoi për shumë kohë drejtuesit e PKSH/PPSH, në emër të idealizmit dhe një të majte më evropiane. Jam e sigurt, se ky botim do të shërbejë si një pikënisje e mirë për të njohur dhe për të analizuar më thellë figurën e Sadik Premtes. Në një plan më të gjerë, ai do të kontribuojë për të hedhur më shumë dritë mbi aspekte ende të pandriçuara të historisë së PKSH/PPSH-së.
Faximile e letres se Sadik Premtes derguar komitetit Qendror te PPSH-se ne vitin 1956
Kujtimet e Sadik Premtes te botuara prej tij ne revisten franceze “La Drappeu Socialisme” ne Paris ne vitin 1988
Antikomunisti gjenetik Dashnor Kaloci vetëm se e poshtron komunistin gjenetik , Sadik Premte !
Gebelsi Kaloçi , gjenë shesh e bën përshesh . Është ,tamam , koha e tij !
Te gjithe keta te ashtuquajtur historiane,jane vetem ca sharlatane qe nuk merren me historine por me politike!
Te gjithe pa perjashtim merren me te gjiithe armiqte e PKSH/PPSH dhe socializmit per t’i rehabilituar ata dhe per te demtuar imazhin e Enver Hoxhes!
Po me historine kur do merreni o historiane leshi?
Pse kete quani ju histori?
Indirekt pranoni se PKSH/PPSH paska qene strumbullari i jetes se popullit shqiptar qe pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste,sepse per regjimin satrap te Zogollit,vrasjet e demokrateve te kohes,analfabetizmin,mjerimin,prapambetjen ne te gjitha fuishat e jetes dhe duke e mbyllur me tradhetine e tij ne 7 prill,ju nuk merreni dot!
Po me ballistet e zogistet pse nuk merreni?
Apo gjykoni se ata kane qene engjej,pavaresisht se historia i ka damkosur si bashkepuntore me pushtuesit?
Se fundi u transmetua nje vidio ne tv Dukagjini ku faktohej hapur se kosovaret,te vetmit ne Euroipe i kane pritur pushtuesit me kenge e valle!
Haaaaaaaaaaa!
Prandaj keta qener i akuzojne partizanet shqiptare se gjoja kishin ardhur atje per te bashkepunuar me titistet kunder kosovareve?
Doemos qe kelyshet e atyre qe formuan divizionin nazist “Scanderbeg” kurre nuk do te lavderonin partizanet qe luftuan kunder tyre,prandaj edhe ne kete vidio historianet naziste kosovare e pranojne se kosovaret kane luftuar kunder partizaneve komuniste te ardhur nga Shqiperia!
Eshte kjo arsye pse ne Kosove injorohen 70 mije partizanet e brigadave partizane vetem me kosovare qe u krijuan pas shkuarjes atje te divizioneve shqiptare me partizane,sepse edhe ndaj tyre keta naziskine kane luftuar!
Perfundimisht,kosovaret kane qene hapur BASHKEPUNTORE ME PUSHTUESIT NAZI-FASHISTE dhe kane merituar te gjitha ndeshkimet serbe kunder tyre!
Kurre mos ardhte dita qe te bashkohemi me kosovaret!