VIDEO/ Habisin tregtarët e Shkodrës: Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim si roje

5 Mars 2017, 17:50Kronika TEMA

Pas arrestimit të grupit të gjobëvënësve në Shkodër të cilët sipas hetimeve të prokurorisë e policisë drejtoheshin nga 25-vjeçari Muhamet Lici, kanë reaguar dhe tregtarët. Në një kohë kur prokuroria deklaron se ka prova, filmime dhe shkëmbimin e parave ndërmjet gjobëvënësve dhe tregtarëve, këta të fundit shprehen se askush si ka kërcënuar dhe lekët ata i kanë paguar vetë.

“Asnjëri s’na ka ardhur të na bëjë presion. Ne i kemi paguar vetë lekët. Askush s’na ka ardhur të na kërcënojë”, shprehet një nga tregtarët.

“Kemi paguar roje për të ruajtur mallin tonë”, thotë një tregtare.

Tregtarët shkojnë dhe më tej duke deklaruar se me arrestimin e të rinjve ata sot ndjehen të pasigurt se s’ka kush ua ruan dyqanet.

“Kemi paguar nga 2 mijë, 3 mijë. 10 mijë lekë kam paguar për tre dyqanet. Ne sot jemi pa roje, duhet të rrimë vetë dhe të ruajmë mallin”, thonë tregtarët për Report TV.

Një ditë më parë në operacion e koduar “Ilegall Bill” taksa ilegale policia e shtetit dhe Forcat RENEA mundën të prangosnin Muhamet Licin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Mes të arrestuarve janë Muhamet Mustafa Lici, Abedin Eljaz Bajraktari, Denis Zaim Skutina, Shtetasi G.S, Besmir Merzuk Domnori, Gëzim Ragip Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Ibrahim Lici, H. L, 16 vjeç.

Të 9 këta të arrestuarit të hënë pritet të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me akuzën e grupit të strukturuar kriminal, armbajtës pa leje dhe shantazhit për zhvatjen e pasurisë.


90808 by revistaime

12 komente në “VIDEO/ Habisin tregtarët e Shkodrës: Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim si roje”

  1. L leshi says:

    Nuk thone kot me kene shkodran te tana i ban…edhe bq…

  2. Epo kjo pune! says:

    ah cfare mileti qe jemi, eh sa larg BE, vecanerisht shkodra loc(…)e qe ka 27 vjet qe ha vetem nje gjelle te PD, hajde na rrofte cadra e lirise ku kuterbon “liria” e pisllekut… mire na gjen, ne o do perfundojme si italia jugut ku mafia eshte bere monument kulture ose do behemi shtet nordik dhe kjo do shihet si do shkoje filli me reformen ne drejtesi. Po nuk u rrasen kokat brenda, aha, nuk behet politika jone.

  3. Gzimi says:

    Ma zi juw bofshin…

  4. sapa says:

    Si do thone ndryshe,Fillon hakmarrja!

  5. jashar summa says:

    me kujtohet dikur kur ne tirane numuroheshin reth 2- 3 persona gej. njerezia nenqeshnin kur permendej ndonjeri prej tyre
    por askush nuk permendte fjalen bythqire.
    per njerezit pa karakter, te pabese, genjeshtare e truthare gjithkush e kishte ne ne maje te gjuhes epitetin ” bythqiret e mutit”.
    shkodranet duhet tu tregojne vendin ketyre dallkaukeve.

  6. 123 says:

    hahahahahahah
    Keta i kane patur roje?!?!?!?!?!?!
    Duhet te verefikohet deri ne fund…….nese nuk eshte e vertete me deklarimet ne prokurori, keta tregtare duhet qe te futen ne burg ne vend te tyre!!!!!!!
    Keshtu shpetojne tregtaret e tjere nga keta organizatore te ketyre krimineleve RRUAJTES -malli!

  7. Fallo Madhi says:

    Kamorra e malokeve.Keta nuk i beri njerez Enveri,vetem sali qen serbin duan keta…Shkodra eshte turpi i Shqiperise keto 27 vite voton spiunin serb.

  8. Fallo Madhi says:

    Komplet Kamorra me emrat e turqeve te Shkodres,futjuni nga 15-20 vite qe te qetesohet qyteti se kane frike te pohojne njerezit.

  9. Star says:

    Nu na kane kercenuar . Keto jane vetem per trustin ” Lule laker”. I paguanim si roje per te mos na djegur dyqanet . Sepse ky ishte kushti yne me ta.

  10. Sali Dixhitali says:

    Njerezit e Saje Qorrit arrestojne punonjesit e bizneseve private qe nuk perkrahin rilindjen.Po ta harrojne kamunistet dhe eterit e bijte se nuk neneshtrohet populli demokrat i Shkodres ndaj bandave te canabisit etj etj.

  11. Shkodrani says:

    Kane Frike tregtaret o njerez. Keta llomra Jane te gjithe neper gjaqe e rrjedhin nga fise plehra qe Kane vrare njerez kot e pabesisht.

  12. po taksa ke pagur shtetit ti more tregtar i quajtur vet me lishence te grupeve na ruajt zoti se kur u demtohet malli nga grupet na ruajt zoti vini e qaheni ne shtet ju per tu kopesuar per mallin e demtuar dridhe like se keshtu me inereson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje