Pas diskutimet maratonë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, plot një orë e gjysme, është vendosur që të jepet dhe pak kohë për ngritjen e grupeve të përzgjedhjes së gjyqtarëve që do të bëjnë Vettingun.
Kështu, menjëherë konferenca e kryetarëve ka vendosur rikthimin tek Avokati i Poppullit të listës së 21 kandidatëve të përzgjedhur po nga Avokati i Popullit dhe certifikuar nga Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ONM dhe dërguar Kuvendit.
Burime nga konferenca për “TemA” bëjnë me dije se është kërkuar që lista të jetë jo me 21 kandidatë por si një e tërë me 29 kandidatë dhe të verifikohen sërish dhe 169 të tjerët, ku shumëkush ka mbetur jashtë arritjes së kritereve dhe për një certifikatë.
Mësohet se seanca e sotme parlamentare vetëm do të ndryshojë rendin e ditës dhe shtyrjen e senaces per ngritjen e komisioneve te Vetting-ut.
Dosjet kthehen tek Totozani
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e jashtëzakonshme të kësaj të hëne kthimin e dosjeve të kandidatëve për komisionet e vettingut tek Avokati i Popullit për rishqyrtim.
Vendimi është miratuar me 81 vota pro, ato të mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës së djathtë nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Votimi vjen pas dy takimeve të bërë më herët gjatë ditës nga krerët e koalicionit qeverisës, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, përkatësisht Gramoz Ruçi dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Në seancë plenare, Ruçi ka akuzuar presidentin e Republikës se nuk ushtroi kompetencat e tij për reformën në drejtësi.
Siç e kërkon ligji, duhen 27 anëtarë për të plotësuar vendet vakante të organeve të vettingut, ndërkohë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përzgjedhur si kandidatë 21 nga ata që plotësojnë kriteret formale.
Por ONM-ja ka dhe një listë tjetër dhe sipas saj janë 79 anëtarë nga ata që Avokati i Popullit i kishte klasifikuar në listën e atyre që nuk plotësonin kushtet formale, të cilët mund të kualifikohen nëse u jepet një shans tjetër.
Pikërisht kthimi i procesit tek Avokati i Popullit, që këtyre 79 kandidatëve t’u kërkohet dokumenti që u mungon, ishte zgjidhja e arritur në takimin e partnerëve të koalicionit.
Avokatit të Popullit do t’i lihet një javë kohë për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët përfundimtarë për anëtarët e komisioneve dhe më vonë do të dalë lista me të paktën 3 emrat e mazhorancës, që do të kontrollojnë punën e Avokatit të Popullit.
Dridhe Like Floriri ,Vetingun e do i gjithe Populli Shqiptar.Nuk ka Cub qe e pengon.Boll luajte Like Floriri me nje dore ne Revani dhe tjetren ne Bakllava.Sido qe te veprohet ,nje gje eshte e sigurte.Fundi me Turp i te gjithe hajduteve dhe shperdoruesve te pasurive kombetare.A i ke cue te fala Besianit???
Vllahutin dhe Lu duhet te bejne lista me emra politikanesh dhe gjykatesish qe nuk u lejohet hyrja ne BE dhe SHBA. Likja duhet te jete ne krye te listes.
Opozita nuk do e votoj kurre kete ligj. ..nuk kam pare kurre njeri qe te futet vete ne burg! Jane te tjeret qe te çojn ne burg : mazhoranca ka 1 million vota dhe 97 % te popullsis qe e do vettingun. Atehere pse nuk e votojn ligjin! ?
Me duket se duhet te presim te vdesi berisha qe te shikojm pak ndryshime ne shqip. sa tjet ai gjall do jet gjithmon I fundosur ai vend
Ilir Meta po punon nen rrogoz.Ai eshte nje politikan i djallezuar dhe ja ka me hile ps-te dhe veçanerishte Edi Rames.S’ka gje,do t’i vije radha e gjykimit edhe atij.