Janë mbyllur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të “Uefa Champions League”, që ishin Napoli-Real Madrid dhe Arsenal-Bayern Munich.
Reali i Madridit dhe Bayerni i Mynihut janë dy ekipet e para që kanë kulaifikuar për në raundin tjetër të fazës së 1/4-ve ose cerekfinaleve.
Napoli nuk arriti dot që të përmbysë disavantazhin e sfidës së parë në “Santiago Bernabeo”, duke u mposhtur sërish në “San Paulo”.
Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane, fitoi me rezultatin 1-3, duke përmbysuar avantazhin e krijuar nga vendasit që shënuan në minutën e 24-të të pjesës së parë me anë të Mertens, që konkretizoi në mënyrë perfekte një aksion mjaf të bukur të napolitanëve.
Reagimi i Realit erdhi në pjesën e dytë me anë të Sergio Ramos, që ishte autori i dy golave, të cilët i shënoi në minuatat 52-të dhe 57-të, duke fituar në të dy rastet duelin me mbrojtësit e Napolit pas godijeve nga këndi. Golin e tretë për madrilenët e shënoi Alvaro Morata në minutën e 91-të, duke vulosur shifrat në 3-1.
Në këtë sfidë u aktivizua për 90-minuta dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili bëri një paraqitje të mirë.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Bayerni ka shkatërruar sërish Arsenalin në “Emirates Stadiumin” me rezultatin 1-5.
Një tjetër humbje e rëndë për “topçinjtë” që largohen nga ky kompeticion në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi në të dyja përballjet me Bayernin ka pësuar 10-gola.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të Walcot në minutën e 20-të vendasit ishin të pafuqishëm që të ruanin avantazhin përballë kampionëve të gjermanisë që reagojnë në mënyrë spektakolare në pjesën e dytë.
Autorët e golave për skuadrën e Karlo Ancelotit u shënuan nga Levandovski, Robben, Costa, dhe Vidal që shënoi dy gola./ Përgatiti Fatjon Baze
si spjegohet qe fituan me te njejtin rezultat si ndeshjet e para
dhe te dyja 1/2????
si spjegohet qe fituan me te njejtin rezultat si ndeshjet e para
dhe te dyja 1/2?????
Nese jepni nje njoftim per rezultatet kjo eshte e arsyeshme ta beni, por nese beni komente, si gazetare eshte mire te tregoni edhe se cfare ndodhi ne ato ndeshje. Kryesisht e kam fjalen per ndeshjen e Arsenalit , per arbitrimin e turpshem ne favor te Bayern dhe kunder Arsenalit. Komente te tilla si ky e shkaterroi, e coptoi, ky e ngordhi, etj…., mendoj se duhen shoqeruar edhe me cfare ndodhi ne te vertete.
Gjithsesi Bayern e meritoi fitoren pasi karateristikat e atij ekipi jane shume me lart se Arsenali.
bejne detyre sepse e trukuan mire ndeshjen
bejne detyre sepse e trukuan mire ndeshjen ………………….