Flet Elvi Fundo: Dhuna ndaj meje, e financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën

8 Mars 2017, 19:15Kronika TEMA

Gazetari i dhunuar Elvi Fundo bën thirrje të mos politizohet sulmi ndaj tij dhe shpreh bindjen se agresorët janë të nxitur nga një bandë kriminale korruptive, me mbështetje mediatike në Shqipëri.

Ai lë të kuptohet se agresori i tij është i mbështetur nga media “që kërcejnë tek Rilindja dhe ju bëhet serenatë nga PD”

Ja çfarë shkruan Fundo:

“Dy persona me sulmuan nga pas me mjete te forta afer zyres ne ore 10 e 30.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon.

Nuk besoj që është sulm politik, por vepër e krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Inkurajoj dhe mbështes Policine e Shtetit per zbardhjen e ngjarjes.

Ju lutem mos bëni politikë me sulmin banditesk ndaj meje.

Republika e vjeter dhe e re mos mbrojnë banditë me pseudonime dhe trafikante në media…

As pole që kercejne tek Rilindja dhe ju bëhet serenatë nga PD”.

2 komente në “Flet Elvi Fundo: Dhuna ndaj meje, e financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën”

  1. shaqo says:

    Pra sulmi nuk eshte politik, por i organizuar e mbeshtetur nga media e ata qe kercejne tek cadra.
    Pra konkluzioni,eshte sulm nga njerez te PD, por jo politik. Ne rregull, po ti ke prisnje Ridvanin apo Saliun te te qellonin? A ke dale kunder menyres se drejtimit nga PD si ne qender edhe ne baze? Po. Atehere, ca nga veriu dhe ca ne Zemblaku te rane prapa qafes, por kujdes here tjeter, se goditja mund te jete me e rende.
    Pra Rilndja e ka me ty se i ke prishur pune, nuk ka fituar ne Korce, dhe s’mund te fitoje. E humbe llogjiken fare o profesor i shkencave ekzakte. Mbase e ke nga frika, mire ben.

  2. Kola says:

    Kjo eshte logjika e gazetareve tane majmune qe edhe kur ua bejne kurrizin me te bute se barkun, prape s’heqin dore nga tjerrja e fjaleve, pa guxuar te shprehin te verteten. Me sa duket druri qe hengri nuk ishte i mjaftueshem. Kurse ne duhet te vazhdojme te degjojme perralla me as mish e as peshk. Hallall Fundo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje