Ambasada e SHBA-ve në Kosovë është kundër ndryshimit të mandatit të FSK-në në ushtri pa amendament kushtetues.
SHBA-të mbështesin transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në një ushtri të mirëfilltë, por kjo nuk duhet të ndodhë jashtë kornizave të Kushtetutës së vendit.
Ambasada është e shqetësuar nga kjo nismë ligjore për ta bërë këtë transformim.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amandament kushtetues. Ne e mbështesim transformimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s. Megjithatë, ky transformim duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues që pasqyron demokracinë shumetnike të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Ambasada ka shprehur gatishmërinë që të përfshihet në proces këshillimi me gjithë aktorët politikë dhe ushtarakë për realizimin e këtij qëllimi, ndërsa kalimin e një ligji pa u sanksionuar në Kushtetutë, e sheh me skepticizëm.
Vetëm nëse nuk dini të lexoni, ose të kuptoni përmbajtjen e qëndrimeve të ShBA-së dhe NATO-s, mund të vini një titull të tillë.