Këta janë fëmijët e “Agjentit Portokalli” në Vietnam.
Ata kanë deformime të rënda fizike, si pasojë e kimikateve të hedhura nga ushtria amerikane përpara 50 viteve, gjatë luftës me ushtrinë vendase.
Sapo shikojnë dëmtimet fizike, prindërit i braktisin dhe menjëherë ata merren në kujdestari nga “Spitali i paqes”, një zonë në spitalin vietnamez të “Tu Du”.
Janë rreth 1 milionë persona, të cilët ende vuajnë pasojat e hedhjes së “Agjentit Portokalli”, lëndë kimike e cila u përdor për të shkatërruar bimët dhe pemët në xhungël, në mënyrë që luftëtarët vietnamezë të mos kishin ku të fshiheshin.
Por kimikatet kanë sjellë deformime të tmerrshme për fëmijët.