Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për lirimin e menjëhershëm të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë ku kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore. Derisa kjo të ndodhë, dialogu me Serbinë do të pezullohet.
“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh kryetari Ilir Meta në përfundim të seancës plenare.
Na çatë bythën me gjithë Haradinaj, a thua se ky vënd nuk ka probleme…!!!