Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të monitorimit ka zgjedhur të shpjegohet hollësisht dhe ndoshta për herë të fundit rreth dyshimit të ngritur nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, se OMN-ja po vepron mbi baza jo Kushtetuese dhe se zgjidhja, sipas tij, do të ishte një marrëveshje e re me Shqipërinë, e miratuar në Parlament.
Por spanjollja Genoveva Calavera nuk mendon kështu. Megjithëse në letrën e saj përmend se përkthimi anglisht ndryshon nga ai në shqip kur i referohet marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi, shefja e ONM-së thotë se misioni është plotësisht Kushtetues dhe se nuk ka nevoje për marrëveshje tjetër.
“Nuk ka qenë qëllimi i legjislatorit të kërkojë negociata, miratim dhe ratifikim të një marrëveshjeje të re ndërkombëtare. Ky proces do të kërkonte disa vjet për t’u realizuar.”
Sipas shpjegimit mjaft te detajuar dhe teknik, shefja e ONM-së përmend 4 marrëveshje ekzistuese ndërkombëtare, të cilat, sipas saj, janë bazë shumë e mirë kushtetuese për veprimtarinë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që do të mbikëqyrë procesin e Vettingut. Zonja Calavera përmend Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, marrëveshjen kornize mes tyre për ndihmën financiare të instrumentit të para anëtarësimit, marrëveshje për kontrollin e narkotikeve dhe zbatimin e ligjit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëveshjen mes dy partnerëve te Shqipërisë, që do të drejtojnë operacionin ndërkombëtar të monitorimit.
Përsa i përket bordit të menaxhimit, një tjetër pikë kjo e kritikuar nga Ministri i Drejtësisë, shefja e ONM thotë se misioni nuk ka detyrim te organizohet nga ligjet shqiptare, prandaj edhe bordi nuk është i përmendur në Kushtetutë.
Qëndrimi i vëzhguesve ndërkombëtare për Vetting-un në Shqipëri financohet nga Bashkimi Europian. Ose siç thotë shefja e misionit, ai është projekti që kushton më shumë, 10 milionë euro.
Vasillis Llaqis….e keni henger edhe ju me duket ?!
qe je nje plak matuf,edhe dru e shtrember tani
eshte veshtire qe te drejtohesh.po shko digju
ne zjarr si te tjeret.hahahaha Loqe.
Vasil TRAPI , me ke kujton se po meresh me blushet mehdite e dukèt ?-Vettingu do te behet dhe do ta hani te gjithe ju hajdute se bashku me kryehajdutet META BERISHA BASHA …PTHUUUUU pisa !-Ne jashte Shqiperise do te sakrifikojme çdo gje per te ardhur e per te VOTUAR ne Shqiperi,e per t’ju hequr njehere e pergjithmone nga politika juve QENER te popullit e kombit tuaj.Nuk eshte me e rendesishme bytha juaj sesa bashkimi i kombit shqiptar ne Ballkan o PLEHRA.
Keta matufa tani e moren vesht se kane bere gambim me miratimin e reformes ne drejtesi, dhe jane bere bashke te tre polet politike pd ps lsi per ta bllokuar ose te mundohen te vnoje ata gjygjtar te politizuar çe duan keta dhe te bejn nje reforme te trokuar” por do zoti e ka seriozisht BE dhe SHBA çe te bejne nje reforme per Shqiptaret.
rreziku me imadh nuk eshte Sali Berisha pasi ai dihet nga te gjithe ,por Ilir Meta qe fshihet si STRUCI duke nxjerre ne skene caplehra si Manjati[manjani]apo kyqelbesira tjeter qe quhet Vasil.U shofte fara e ketyre soj sorollopi.
O masha e Metes Vasili,presioni american ju beri juve dhe pd-en e leshit te votoni ndryshimet kushtetuese,duke shpresuar qe nepermjet gjykates kushtetuese ta hidhnit ne ere,deshtuat,tani jeni hedhur perseri ne sulme te kombinuar,Saliu ne cader dhe Meta jashte saj,me jashteqitjen e tij Vasilin.Kot e keni,procesi nuk mund te ndalet me,do apo nuk do binomi Sali-Meta.