Nga çadra perballe kryeministrise kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimin e ministrave nga ana e Partisë Socialiste.
Ai është shprehur se nuk do të tërhiqen nga beteja e tyre deri në shkarkimin e Rames dhe jo të shërbëtorëve të tij.
“Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit.
Ky është inkriminimi i kësaj partie. Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve.
Ne nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku as për koka kecash as për koka delesh. Jemi mbledhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nuk jemi këtu që padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Ne jemi këtu deri në largimin e padrinos. Ne s’ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabisin. Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës.
Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” tha Basha.
Basha është në pritje të Godosë. E ke kot! Spektaklin e kemi parë. Shfaqia mbyllet pa ardhjen e tij. Godoja nuk vjen se ashtu ka dëshirë Basha sepse mosardhja e tij ka qenë në dorë të autorit.
Ne fakt Basha ka te drejte. Ai nuk eshte atje per kokat e Turkut te Ramës. Ai eshte atje vete si koke Turku, per ate, Lordin Voldermort, te madhin e te medhenjve, ai qe deri ne moshen 18 vjeç nuk ulej ne karrige, qe dinte se çfare ishte futbolli, qe kur pa detin ne moshen 18 vjeç për here të parë, tha “sa shume paska ardhur Drini”, ai, komunisti i betuar, Sali Katunaro-kinezi.
Prandaj, nuk i hyjne ne sy kokat e Rames ketij spurdhjakut Basha.
ME QETE E ME NGADALE O TRIM E KALUAR TRIMIN. MIRE ATA JANE KECA ,PO TI ÇFARE JE ,LUAN APO KAPEDAN ?