Kjo është ndoshta video më e frikshme që keni parë ndonjëherë

12 Mars 2017, 05:04Sociale TEMA

“Alexa, a je e lidhur me CIA-n?” Ka mjaftuar kjo pyetje, që pajisja e prodhuar nga kompania Amazon, të fiket menjëherë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, një përdoruese i drejton disa pyetje pajisjes inteligjente, si përshembull: “A do të më gënjeje ndonjëherë?” ose “A e di se çfarë është CIA?”

Por, kur pyetet nëse është e lidhur me njësinë qëndrore të inteligjencës së SHBA, pajisja thjesht fiket. Madje, dy herë radhazi.

Alexa është një “asistent personal inteligjent,” i prodhuar nga Amazon. Ajo mund të lidhet me çdo pajisje smart dhe të përdoret për të luajtur muzikë, për të krijuar një listë punësh, iu përgjigjet pyetjeve për motin, trafikun, etj. Ajo mund të përdoret gjithashtu edhe si një mjet për automatizimin e shtëpisë. Nëpërmjet komandave zanore të përdoruesit, Alexa mund të komandojë pajisjet e tjera smart që gjenden në shtëpi.

Por, mesa duket paska një pyetje, të cilës nuk mund të përgjigjet.

1 komente në “Kjo është ndoshta video më e frikshme që keni parë ndonjëherë”

  1. Mirush says:

    A ju jeni injorante. Nuk kuptoni si funksionon teknologjia dhe trembni njerëzit kot. Lexoni more njerëz se informacioni është publik. Mos u merrni me video idiotash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje