FA Cup/ Chelsea eleminon Manchester United

13 Mars 2017, 22:56Sport TEMA

Skuadra londineze e Chelsea ka eliminuar në çerekfinale të FA Cup skuadrën Manchester Unitedin.

Blutë e Londrës kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen çerekfinale një kundërshtar të fortë dhe prendentent për fitimin e këtij trofeu siç është skuadra e teknikut portugez Jose Mourinho.

Vendasit kanë qenë më kërkues për golin dhe kjo ka ardhur në pjesën e dytë të takimit, pasi pjesa e parë me gjithë presionin e djemve të Antonio Contes u mbyll me rrejta të paprekura 0-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për londinezët e ka shënuar mesfushori francez N’Golo Kante, i cili shënoi supergol në minutën e 51-të takimit. Nuk duhet të harojmë që Manchester United luajti me dhjetë lojtarë pasi në pjesën e parë Herrera u ndëshkua me karton të kuq duke e vështirësuar më shumë ndeshjen për ekipin e tij.

Chelsea kështu bëhet skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinale, pasi më herët këtë fazë e kanë siguruar edhe Manchester City, Arsenal dhe Tottenham.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje