Lazio ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në sfidën e javës së 28-të të Serisë A.
Bardhekaltërit fituan me rezultatin 3-1 në “Olimpico” përballë skuadrës së Torinos.
Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga Inzaghi duke dominuar ndeshjen përballë Torinos.
Golat për ekipin lacial u shënuan nga Immobile, Keita, dhe Anderson, ndërsa për Torinon shënoi Lopez.
Në këtë takim u aktivizua sërish si titullar dhe portieri kombëtares shqiptare Thoma Strakosha që bëri një paraqitje mjaft të mirë.