Bomberi i skuadrës së Tottenhamit, Harry Kane, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Milëallit.
Sipas mediave britanike situata e tij është serioze pasi mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë se ka dëmtuar rëndë kyçin e këmbës së djathtë.
Trajneri Mauricio Pochettino ka deklaruar se ndihet i shqetësuar për sulmuesin që po kalonte një periudhë mjaft të mirë.
“Kane ka ndrydhur keq kyçin e këmbës dhe mund të humbë sezonin. Me shumë gjasa 2 muaj larg fushave të blerta por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht sa do të mungojë për shkak se po pritet konkluzioni i ekzaminimeve mjekësore”, u shpreh Pochettino.