Antonio Conte kërkon të marrë në “Stamford Bridge” talentin e skuadrës së Bayernit të Mynihut, Kingsley Coman.
“Blutë e Londrës” kanë bërë një ofertë prej 60 milionë eurove për anësorin e Juventusit, Kingsley Coman, i cili është huazuar tek kampionët e gjermanisë.
Lajmi është raportuar nga “French Football Neës” që shkruajnë se bavarezët e duan atë me marrëveshje të përhershme, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë Juventusit 20 milionë euro.
Por, Chelsea ka bërë një ofertë më të lartë se klubi gjerman duke qenë favorit për të marrë shërbimet e Coman, i cili është në vitin e tij të fundit të huazimit tek Bayerni.