Roma ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë Palermon.
Verdhekuqtë u janë ikthyer fitoreve në Serie A, të cilët morën tre pikë mjaft të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.
Golat e Stephan El Shaarawy, Edin Dzekos dhe Bruno Peres, i mjaftuan romakëve për të marrë tri pikë me shumë lehtësi.
Pas kësaj fitore, Roma shkon në kuotën e 62 pikëve, tetë më pak se lideri Juventusi.