Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është shprehur se nuk do të paguajë lekë për të ulur dënimin e tifozave.
I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, presidenti i të kuqve tha se ka vendosur që takimi Partizani-Skëndërbeu të luhet pa tifozë.
Kjo sipas tij për ti bërë qefin FSHF-së dhe komisioneve të saj që kanë dënuar tifozerinë e kuqe.
“Nuk i paguaj lekët për të ulur dënimin. Partizani-Skënderbeu do të luhet pa tifozë. Le të shkojnë ta shohin ata të Federatës dhe televizionet. Duan ta bëjnë kështu futbollin, le ta bëjnë. Nëse u duket i bukur kështu, le ta bëjnë. Si ka mundësi që miqtë dënohen 4 javë, ndërsa organizatorët nuk doënohen fare?! I referohem ndeshjes në Kukës. Pse kështu do të vazhdojmë? E kanë shëmtuar futbollin dhe po e them edhe njëherë, kjo që ndodh këtu është një maskaradë”, tha Gaz Demi.
25 vjet qe si shikonin stadiumet plot, e se si ju duket tani. Anormale. Po ti donin plot, sdo shkaterronin ekipet elitare, me histori.
undefined