Nga një refugjat, në një ndër mesfushorët më të mirë në botë

13 Mars 2017, 14:20Sport TEMA

Ndeshja kundër Betis mbrëmjen e djeshme ishte e veçantë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Kroati zhvilloi ndeshjen e 200 me fanellën e madrilënëve në të gjitha kompeticionet, i cili ka arritur 140 fitore, ku ka shënuar 11 gola.

Modrici po zhvillon sezonin e tij të pestë me Los Blancos, në një karrierë ëndrrash për të.

Por për të arritur në këto nivele të larta ku është sot, mesfushori i kombëtares korate ka pasur një të kaluar të vështirë, duke qenë një refugjatë në ish Jugosllavi.

Dhe sot nga një refugjat, ai është shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

“Shpresoj të luaj edhe 200 ndeshje tjera, të fitoj shumë tituj dhe t’i argëtoj tifozët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, tha Modric.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje