Deputeti socialist provokon LSI-në: Doni Metën kryeministër? Dilni më vete në zgjedhje dhe provoni ta merrni

13 Mars 2017, 12:53Politika TEMA

Pas deklaratave gjatë fundjavës të dy figurave të rëndësishme të LSI-së për dëshirën për ta parë kreun e partisë së tyre sërish kryeministër të vendit, ka reaguar deputeti socialist, Vladimir Kosta.

Kosta ka publikuar një status ku bën të ditur qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e ministers Klajda Gjosha dhe ministrit Edmond Panariti.

Në statusin e tij, Kosta shprehet se ky është edhe qëndrimi i socialistëve të thjeshtë.

Ja çfarë shkruan ai:

“Që PD kërkon largimin e Ramës nuk është ndonjë çudi, e ka kërkuar që ditën e parë që Rama mori detyrën. Çdo parti që është në opozitë qëllimin kryesor ka të largojë Kryeministrin, njeriun që i hoqi asaj pushtetin. Ndaj nuk ja vlen të zgjatemi me idetë idiote që vijnë nga çadra e bulevardit.

Por në situatën kur kërkohet largimi i Qeverisë së PS, deklarimet e ministrave të aleatit tonë kryesor se Kryeministri duhet të jetë nga radhët e tyre, ngjajnë më e pakta jashtë realitetit.

Si biznesmen dhe politikan unë i kuptoj deklaratat e znj. Gjosha dhe z. Panariti. Kanë të drejtë që të endërrojnë Ilir Metën kryeministër, ndaj janë dhe në LSI.

Patjetër që duhet ta shohin Metën si Kryeministër, por pasi të fitojë shumicën e votave të vetëm, pa aleancë. Nëse i vetëm fiton qoftë edhe 25 % të vendeve në Parlament, hallall ia bëjmë postin e kryeministrit!

Por aktualisht, çështjen e Kryeministrit e ka zgjidhur Kushtetuta se cilës forcë politike i takon. Deklarime të tilla zakonisht bëhen edhe nga parti më të vogla në kohë fushate dhe unë nuk di të ketë nisur fushata ende. Nëse doni Kryeministrin, dilni më vete dhe provojeni ta merrni.

Ndërkohë, për sa kohë na quani dhe u quajmë aleatë silluni si të tillë, të paktën publikisht.

Personalisht e kam shprehur mendimin tim për këtë koalicion edhe më parë. Kryeministrit tim do t’i kërkoja që më shumë se llogaritë në tavolinë, më shumë se ‘sondazhet’ apo analistët të dëgjonte elektoratin e PS-së për të ardhmen e koalicionit. Mendimet e socialistëve të thjeshtë dhe strukturave të partisë në bazë, janë analiza dhe sondazhi më i mirë i asaj që duhet të ndodh për koalicionin mes PS dhe LSI. Baza e socialistëve është shumë herë më e qartë për atë që është interes i Partisë Socialiste; mosvazhdimin e koalicionit me LSI-në.

E them këtë, sepse më rezulton se “këshillat” dhe mendimet e “urta” të ndonjë deputeteti të PS-së mbi dobinë e koalicionit nuk janë në interesin tonë, por të aleatit. Ka deputetë socialistë që sot shpalosin forcën apo avantazhet e LSI dhe kanë filluar mendojnë njëlloj si ministrat apo deputetët e LSI.

Ndaj PS-ja , duhet të dëgjojë bazën socialiste, e cila e thotë hapur dhe qartë se më shumë humbëm se fituam nga aleanca me LSI. Nëse në 2013 u bë një gabim që po na kushton shtrenjtë është koha të mos përsëritet më. Sepse tani edhe PD nuk po kërkon largimin e qeverisë PS-LSI, por vetëm largimin e PS”.

11 komente në “Deputeti socialist provokon LSI-në: Doni Metën kryeministër? Dilni më vete në zgjedhje dhe provoni ta merrni”

  1. Juglindori nga Korça says:

    Mendim me te qarte , me te pjekur e me te guximshem i nje deputeti socialist , ne lidhje me koalicionin PS-LSI , se sa ky i mesipermi i zotit Vladimir Kosta , nuk ka marre guximin t’a shprehe asnje koleg i tij socialist . Koalicioni i ketyre dy partive te majta , ka qene ndoshta me problematiku i çdo lloj koalicioni te se njejtit tip . Nje gazetar i njohur , eshte shprehur ne kete menyre per partine e Ilir Metes : ” LSI-ja eshte si ajo gruaja e perdale , qe ndonse shetit ne bulevard zene per krahu me bashkeshortin legjitim , fshehurazi i shkel syrin burrave te botes ” . Per te qene te sinqerte , ky koalicion , ka qene i domosdoshem , sepse eshte provuar qe PS-ja e vetme , nuk arrin numurin mbi 71 deputete , aq me pak opozita , qe eshte akoma me e sigurte qe kurre nuk arrin as numurin 65 te deputeteve . Kesisoj , partia e Ilir Metes vet-vetiu , shndrohet ne nje faktor te rendesishem qeveri formuese , por e keqia eshte qe kjo parti , abuzon me pozicionin e saj ne arenen politike shqiptare . Te futesh ne nje koalicion , nuk mjafton vetem t’i qendrosh ne kohe , besnik koalicionit , por me e rendesishmja eshte t’i qendrosh koherent bashkeqeverisjes edhe me qendrimet , vendimet , pozicionet dhe te kontrollosh me kujdes , fjalet qe nxjerrin nga goja deputete e ministra te ndryshem te LSI-se , ne dem te qeverise dhe kryeministrit , qe shpesh , ngjasojne pa asnje dallim nga akuzat e opozites . Epo nje koalicion i tille , jo vetem qe nuk i sherben Shqiperise , por njollos rende edhe autoritetin dhe vlerat e partise me te madhe te vendit , Partise Socialiste . Te jesh minister i kesaj qeverie koalicioni , me kryeminister Edi Ramen dhe t’i krehesh bishtin kryetarit te partise tende te vogel ne koalicion , duke i ofruar postin e Kryeministrit , eshte me se paku ofendim dhe shperfillje per kryeministrin ku ti si minister je nen vartesine e tij . Aq me teper , kur ministra si Edmond Panariti e Klajda Gjosha , qe nuk i mungon aftesia e inteligjenca , e dine shume mire , qe kryeminister , nuk mund te behet nje kryetar partie qe ka vetem 18 deputete , gjysma e te cileve , dhurate nga PS-ja , si rrjedhim i koalicionit dypalesh . Ndaj , edhe nje pjese e madhe e elektoratit socialist , eshte i mendimit qe , me mire ne opozite , se sa te kesh LSI-ne dhe Ilir Meten ne koalicion . Kjo , edhe per faktin qe , njolla e zeze e koalicionit te kaluar te kesaj partie me nje te djathte qe nuk ktshte asgje te perbashket me pozicionin e majte te LSI-se , eshte e pa falshme per elektoratin PS-ist . Megjithate , nuk eshte e thene qe kjo pjese e rrepte e elektoratit socialist , te kete plotesisht te drejte . Nje gje eshte e sigurt , qe PS-ja , ka elektoratin me numeroz , shume te konsoliduar , shume besnik , qe kurre nuk tradheton partine dhe idealet e veta , e kurre nuk leviz nga istikami . Kurse LSI-ja , ka nje elektorat pa parime , pa ideale , e vetem te varur nga interesi personal , si punesimi i njerzve te vet , duke kaluar nga nje koalicion ne tjetrin , e duke ruajtur te pa prekur militantet e vet ne pune e poste drejtuese , kjo edhe nga leshimet e PS-se , ne dem te socialisteve .
    Nga gjithe sa thashe , une mendoj qe , ky koalicion me LSI-ne , nuk duhet prishur edhe per nje legjislature te dyte , por me kondite qe , shume mosmareveshje dhe mosdakortesi , qe jane vene re gjate kesaj legjislature dhe qe kane kaluar caqet e peshes qe ze nje parti relativisht e vogel si ajo e Ilir Metes , te sqarohen e te dakortesohen qe ne fillim te marveshjes per koalicion dhe qe ne legjislaturen e ardhshme , te jene sa me te vogla , me qellim qe kjo t’i sherbeje edhe koalicionit , edhe Shqiperise , por gjithashtu edhe per te rritur besimin e dy elektorateve te majta per njeri tjetrin . Ilir Meta dhe Edi Rama , jane te denuar per te dashur njeri tjetrin , e per te vazhduar bashkepunimin .

  2. xheJ eN Bi says:

    Shume e drejte, edhe une mendoje se PS-ja nuk duhet te beje koalicion me LSI-ne.
    Me koakicion me LSI-ne ,PS-ja do humbase me shume dhe LSi-ja do fitoje me shume.
    LSI-ja e vetme ne zgjedhje nuk mer me shume se 3-4 deputete.

  3. timo says:

    Edhe unë mendoj se nuk duhet përsëritur gabimi i 2013-tës.

  4. zgalem says:

    LSI parti pragmatiste , ku sundon konformizmi I maskuar me patriotizem , qe duket sa heq peten e pare . Te ter Ministrat e LSi , jane te pa afte , perfshire dhe Panaritin , qe ka grada dhe nishane , por ka idhull Genci Rulin . Gjosha dhe Panariti keto shprehje jane lutje per t’u bere deputete , por nuk e meritojne . Zgalem

  5. dhembeli says:

    Shkrimin e Deputetit Kosta Partia Socialiste ta vleresoje pasi keta deputete te saj qe shpalosin forcen apo avantazhet e LSI,jane nga ata qe hane buken e kaurit e bejne duvane e turkut.Duan te hane nga te dy anet si Kryetari i tyre.
    Deputeti i Permetit duhet te punoje shume ne zgjedhje per Qytetin e tij , atje cdo institucion e ka Meta. Duhet te shpore kete ciban nga qyteti yne i kulturuar.

  6. "BOHOTINA" says:

    Ju nuk e merrni me mend cfare perbindshi eshte. Eshe gjeja me e keqe qe i ka ndodhur ketij vendi, sigurisht pas Salih Berishes. Nuk ka asnje parim njerezor. U jep hallexhinjve nje kocke per ta lepire dhe ben si e forte. C’ jane keta ministra me mendje femije ? Si mund te kesh Kryeministrin me ato vota. Atyre u ka hyre vetja ne qejf. Tani jane bere faktor e nuk dine c’ bejne. Po sa me njeren pale dhe me tjetren bejne mire zanatin e te perdales. E mbani mend qe ne 2009 Salih hoqi breket me 5-6 depudete qe kish. Nga shkon ky merr pjesen e luanit. Eshte yeper i djallezuar dhe nuk duhet nenvleftesuar.
    Nje ngjarje te vockel. Ne Puke fitova tenderin per nje objekt me tre punonjes. Drejtuesi i objektit u gezua shume qe i lasah njerin ne pune qe ishte me teser te LSI. ne moment desh te merrte Ilirin ne telefon per ta lajmeruar. qe punesoi nje njeri. Nuk e lash. Lere i thashe une nuk dua te di per kete. Por iu kundervura kur me kerkoi se dhe 2 te tjeret ti hiqja e te punesonim 2 te tjere te LSI. E kuptoni si punojne ata? Mos i nenvleftesoni…

  7. malsori says:

    LSI ka imazh shume te keq.likja diten eshte me ramen,naten me bashen e salen,nuk ka si te jet ndryshe sala e shpetoj nga burgu.Per liken armiku kryesor eshte vetingu,pastaj vjen ps.PS me mire vetem.LSI nuk merr as 4 deputet, Malsori Boston

  8. Gaspri says:

    Jam dakord dhe ne bazen socialiste ka shume njerez qe mendojne se ne se ne 2013-ten koalicioni PS-LSI u prit me entusiazem nga te majtet por edhe njerez te tjere, sot ky eshte koalicioni me i turpshem dhe qe e rendon shume elektoratin e majte. Rama si duket ka shkalle shume te larte durimi, por per shkak te pozicionit komod qe ka LSI- per te kaluar here me PD e here me PS, per mendimin tim me dinjitoz mund te ishte nje koalicion mes Rames dhe Bashes. Po cuditeni? Jo mos u cuditni. Eshte me e ndedrshme te ulesh ne nje tryeze me Lulzim Bashen qe dihet boterisht se eshte kundershtari apo armiku me i madh i Rames se sa te besh krushqi me LSI, Ilir Meten, Petrit Vasilin, Klajda Gjoshen, apo Ylli Matjanin (nipin e Hamit Matjanit). Ne se Basha te del hapur, balle per balle, ta thot troc me ze e figure se cfar kerkon, Ilir Meta hyn ne koalicion, nuk ben 5 lek hair ne te mire te qeverisjes se vendit, eshte perfituesi me i madh ne kete vend edhe materialisht edhe elektoralisht, dhe ne anen tjeter, here hapur e here fshehur, punon per uljen e reputacionit te PS dhe te Rames.
    Koalicioni PS me PD do ishte me ideali ne keto momente. Ndertimi i perbashket i nje platforme me permasa kombetare, per integrimin e vendit, ndertimi i traseve ku duhet ecur, ndarja e qarte e pergjegjesive, mareveshtje 12 vjecare, me qeverisje me rotacion deri sa Shqiperia te ecte ne rrugen e perparimit.
    Jeta ka treguar se nje armiqesi e gjate dhe e ashper, nese dy palet do vendosin ta shuajne kete konflikt e te mirekuptohen, mund te linde nje bese qe nuk mund te prishet kollaj, nese pajtimi eshte i sinqerte.
    Natyrisht kjo kerkon kurajo dhe ne se i takon dikujt ta beje kjo i takon Zotit Rama, edhe si Kryeminister, por sepse si gjithnje Partia Sosialiste eshte partia me e madhe ne numur.
    Marrja fund e nje konflikti kaq te gjate dhe te ashper mes PS e PD, do shuane shume vatra te tjera konfliktesh dhe Parlamenti Shqiptar do kthehej ne nje vater te ngrohte ku bijt me te mire te ketij vendi do merrnin vendime te rendesishme dhe te pjekura.
    Ne se Rama nuk e ndermerr kete hap, atehere, te dale hapur para populli, te kerkoje mbeshtetje mbarepopullore dhe me siguri populli do e mbeshtese fuqishem pas ne menyre te vecante periudha 2 vjecare qe desh te finalizohet Reforma ne Drejtesi, te gjith skenat e prapaskenat qe u luajten dhe per fatin tone te mire te gjith deklaratat e faktorit nderkombetar i a kane bere te qarte ketij populli se kush i duhet dhe kush nuk i duhet popullit shqiptar. Rama duhet pershendetur per inisiativen dhe tere qewndrimin serioz, punen e madhe qe ka bere bashke me DASH dhe BE per ti dhene 98 % te shqiptareve Reformen ne Drejtesi. Kete i a njeh populli shqiptar Rames dhe i eshte mirenjohes atij.
    Sa i perket Ilir Metes, jemi deshmitare qe megjithe kurthet qe Meta vazhdimisht ka ngritur kunder PS dhe me gjith pakenaqesite qe kane lindur ne bazen e PS, Edi Rama kurre, ne asnje rast nuk ka bere deklara as te dyshimta dhe as te kunderta ndaj Ilir Metes, biles e ka ngritur gjithnje lart rolin e tij ne koalicion. Ilir Meta nuk duhej te ndersente tere keta servile kunder Rames. Me burrerore do ishte t ia kerkonte vete direkt Rames dhe aty te merreshin vesh apo te ndaheshin si burrat.
    Ka qendrim me te ndyre qe nje gjoja ministre integrimi (qe vec ministre nuk u be kurre) si kjo Gjoshaj apo Vasili qe e denoncojn tek Hahn Kryeministrin ne nje kohe qe jane pjese e kabinetit Rama. E bene me mendjen e tyre? Kurre. Si e bene te dy brenda nje dite kete? Po ishte ndryshe nderi e donte qe Meta te kerkonte shkarkimin e tyre.
    Viti 2016 dhe 2017 ishte nje vit i mbare, opinionit publik shqiptar i u dha mundesia, ne saje edhe te faktoreve nderkombetar, te njihte disa te vertetea ndonese te hidhura por te vlefshme per sinqeritetin e disa partive dhe lidereve te tyre.

  9. Treviso says:

    Shumica ekomentuesve ne kete gazete nuk kan qene dakort dhe nuk jane dakort qe ne zgjedhjet e ardhshme te shkojne bashke. Partite duhet te perballen para votuesve te vetme. Nefund te zgjedhjeve munde te behet aleance per formimin e qeverise. Partia prostitute keshtu e ka shtyer gjithmone, duke treguar se eshte kurve e ndershme.

  10. emilio says:

    Asnje presje nuk i hiqet ketij shkrimi. Ne popullorce LSI do ta quanim si miza ne byth te kalit. LSI cerdhe te pa aftesh dhe hajdutesh me ne krye bllokun me ze dhe figure. PS e vetme ne zgjedhje.

  11. Peco says:

    Shpetimi per Shqiperine eshte nje koalicion i njerzve qe kane nder ne PS dhe PD. Vetem nepermjet kesaj zgjidhje mund te shpresosh per dicka sadopak te mire ne kete vend. Kjo ndoshta do te zbuste edhe urrejtjen tradicionale midis njerzve qe eshte injektuar per arsye pushteti nga te dy krahet e politikes. Sa per aleancen qofte e PD apo PS me LSI eshte njelloj sikur te duash te pergatitesh nje embelsire, por gabimisht ne vend te sheqerit i hedh kripe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje