Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku u mësua edhe emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri zhvilloi një tur takimesh me efektivët e policisë së Tiranës.
Tahiri përshëndeti nga afër punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës, ato të qarkullimit rrugor si dhe efektivët e komisariatit nr 2 dhe ata të komisariatit rrugor.
Në bashkëbisedimin me ta, ai i falenderoi për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura.
Por Top Chanel ka mësuar se fjalimin e “lamtumirës “, nëse mund të cilësohet i tillë, Saimir Tahiri do ta mbajë ditën e martë.
Një nga urdhrat e fundit që ai ka firmosur si ministër i Brendshëm, është edhe zhvillimi i panairit të policisë në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit ” gjatë festimeve për ditën e Verës, një iniciativë kjo që u mor edhe vjet në kryeqytet por edhe në qytetet turistike të vendit gjatë sezonit veror.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, një periudhë kjo më shumë se çdo ministër tjetër në krye të këtij institucioni pas viteve ‘90.
Respekte per kete qytetar dhe per integritetin e larte moral qe tregoi si Min. i Brendshem. Shpresoj shume te rikthehet si Min. i Brendshem ne qeverine e mbas zgjedhjeve.
Nuk mban fjalim lamtumire, se ju gazetaret keshtu doni, por ai do te rikthehet ne shtator edhe njehere ne krye te Ministrise se Puneve te Brendeshme. Ka lene edhe do pune pa mbaruar, keshtu qe ju mos u krefni.
Ministri me fantastik e i sukseseshem, …KUR TE SHAN KUNDERSHTARI, DIJE QE JE NE RRUGE TE MBARE. Dhe Sajmiri e di mire kete fjale te urte., prandaj nuk thote lamtumire, por mire u takofshim.
Hajt per se mbari.