VIDEO/ Zamir Dule, historia e gazetarit të ’97 i cili u rrah nga SHIK-u dhe u la për i vdekur

13 Mars 2017, 21:25Dossier TEMA

Në vitin 1997 Zamir Dule, punonte gazetar në gazetën “Koha Jonë”, ku mbulonte kronikën e zezë. Më 3 mars 1997, natën kur gazeta “Koha Jonë” digjet, Zamiri ndodhej në gazetë, ai po flinte aty dhe ishte dëshmitari i asaj çfarë ndodhi.

Atë e rrahën barbarisht atë natë. Askush askurrë nuk mori përgjegjësi për ngjarjen. Pas kësaj, nuk rikthehet në gazetë, por në vendlindje, në fshatin Miras të Korçës.

Qeveria Nano, i akordoi një pension të veçantë. Shumë gazetarë shkruan opinione për Zamir Dulen, por askush nuk realizoi intervistë me të, pasi ai kurrë nuk pranoi te flasë.

Rudina Xhunga, më 26 qershor 2003, realizoi një intervistë me nënën e Zamirit, Qerime Dulen.

Dritare.net ka shkëputur një moment nga kjo intervistë, ndërsa është rikthyer në vëmendje ’97.

Çfarë bën Zamiri kur shikon televizor, çfarë thotë?

Llafos, po ku e di unë çfarë llafos, kush ia vë veshin. Mua më vjen keq dhe iki, ngaqë nuk e duroj dot, them të arrijë djali deri këtu.

Ti e di sa gazetar i mirë ka qenë Zamiri?

Po ku e di unë?! Ka disa që thonë se shkruante keq, prandaj edhe e rrahën dhe e torturuan. Kur e sheh Berishën në televizion thotë, “hë, Berisha, e lavdërojnë Berishën, sikur nuk e dimë sesi ka qenë, prej Berishës i patëm këto kusure”.

Po kur sheh Nanon çfarë thotë?

Kur pa në televizion që e shoqja e Nanos kishte shkuar tek jetimët, tha, “ja shiko, për mua nuk pyet njeri, mama, ja e shoqja Nanos ka vajtur atje te jetimët. Për ne nuk do t’ia dijë njeri se çfarë hamë e çfarë pimë.” Me 20 mijë të babait, jetojmë”.

3 komente në “VIDEO/ Zamir Dule, historia e gazetarit të ’97 i cili u rrah nga SHIK-u dhe u la për i vdekur”

  1. o says:

    shiiti Klosi,si ish drejtues i SHIK cfare thote per kete krim njerzor…………!!??
    vrane,sakatuan,grabiten,zhduken per 25vjt dhe sot luajne ”profesorin” neper kanale apo kologazeta…………….keta jane plehrat sunite dhe shiite shqipfoles ne Albanistan.

  2. Dajti USA says:

    Lexojini keto radhe o mender qener analista ,Fevziu,Shkullaku,Zogaj,Bushati,Hoxha(spiunu sigurimit),Hila,Rakipi,Lubonja etj etj,se cfare i ka bere Sali Qeni ketij kolegut tuaj,kurse ju e mbroni cdo nate.

  3. Nacionalist says:

    Ah ke te drejte or turkofagos,
    U dhjefsha me ne Shqiperi dhe shqipatare,
    Madje do thosha shiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje