Pasi ka humbur shuma të mëdha parash në kumar, shqiptari Vital Dapi vrau për të grabitur çiftin Stuart, të dy të martuar prej 49 vitesh, pasi mendonte se ata ishin shumë të pasur.
Pas vrasjes, rezultoi se të moshuarit nuk kishin para në shtëpinë e tyre.
Autori nga Elbasani u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një çifti të moshuar në Angli.
Mediet e huaja shkruajnë se ai jetoi për 17 vjet në Britaninë e Madhe me një identitet të rremë.
Në sallën e gjyqit, Kristi Paksman, e bija e viktimave iu lut vrasësit të tregojë ku i ka fshehur trupat e prindërve të saj, por ish komandoja shqiptar ka heshtur.
42 vjeçarja i tha medieve se kishte shpresë se një ditë, vrasësi do të kishte kurajon morale të tregonte vendin ku varrosi prindërit e saj për t’i dhënë familjes pak paqe.
Çifti i moshuar u zhduk në maj të vitit të kaluar. Hetuesit gjetën fijet e flokut të gruas së moshuar në makinën e Vital Dapit, të cilin mediet angleze e përshkruajnë si një vrasës me pagesë. Në vitin 2015 ai kishte bërë një udhëtim, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Serbi për një “kontratë për të vrarë” përkundrejt pagesës.
Jashtë sallës së gjyqit, e bija e viktimave u shpreh: “Për individin që kreu krimin, ne shpresojmë që ta kalojë të gjithë ekzistencën e tij të mjerë duke reflektuar mbi krimin brutal që bëri ndaj jetëve të dy njerëzve të pafajshëm”
po ctu desh ne angli mo mavri
ne greqi shko vri te te shpallin hero
Rrace e pabese,mbyllini ne kafaz plerat se nuk behen njerez keta kafshe.