Ramadani: Viti i Partizanit, dua Kombëtaren

14 Mars 2017, 15:28Sport TEMA

Talent, klas, forcë, vizion të admirueshëm loje dhe shumë dëshirë për të spikatur fanellën e Partizanit, falë këtyre cilësive Ylber Ramadani edhe pse është vetëm 20-vjec është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Partizanit në këtë sezon.

I transferuar te të Kuqtë në Janar të 2016-tës, mesfushorit të lindur Në Ferizaj iu desh pak kohë për tu përshtatur me futbollin shqiptar, por në këtë sezon Ramadani ka shpërthyer përfundimisht me Partizanin që tashmë mund të krenohet se ka në skuadër një talent të jashtëzakonshëm.

I kënaqur me paraqitjet e tij por në të njëjtën kohë i bindur se mund të japë shumë tepër, Ramadani nuk e fsheh kënaqësinë që është kthyer në një titullar fiks te Partizani. Një falenderim i vecantë nga mesfushori shkon për dy trajnerët e 15-herë kampionëve në këtë kampionat, italianin Adolfo Sormani që i dha mundësinë të shfaqte vlerat e tij te të Kuqtë dhe Sulejman Starovën që e po e aktivizon në vazhdimësi.

” Kam gati 1 vit e gjysëm që jam pjesë e Partizanit, jam i kënaqur me formën time, kam punuar shumë për të shfaqur talentin tim te ekipi i Partizanit. Falenderoj shumë trajnerin Sormani i cili më ka dhënë hapësira, por në të njëjtën kohë falenderoj shumë edhe profesor Starovën i cili më ka dhënë shumë afrimitet dhe mbi të gjitha shumë besim dhe lejon të bëj në fushë atë që di”.
Nga sfida e rradhës ndaj Korabit te gara për titullin, Ramadani është i bindur se kjo do të jetë java e Partizanit por mbi të gjitha ky do të jetë viti i të Kuqëve.

” Mendoj dhe shpresoj që të jetë java jonë, ndaj Korabit nuk kemi një ndeshje të lehtë. Është një sfidë më e vështirë se ndaj Flamurtarit pasi Korabi nuk ka cfarë humbet, ne do të presim cfarë do të ndodhë në sfidën mes Skënderbeut dhe Kukësit dhe pastaj do të kërkojmë të bëjmë detyrën duke fituar sfidën tonë. Mendoj që ky është viti ynë dhe shpresoj shumë, se do tia dalim të fitojmë titullin kampion që e presim prej shumë kohësh pasi titulli është objektivi ynë i vetëm”.

Për një mesfushor që luan përpara mbrojtjes është gjithmonë e vështirë të shkojë te goli. Ramadani ende nuk është zhbllokuar me fanellën e Partizanit, por shpreson që golin e tij të parë ta gjejë pikërisht ndaj Korabit. Mesfusha është reparti më i populluar te Partizani, por përkrah kujt lojtari ndihet më mirë talenti 20-vjecar?

” Me pëlqen të luajë me të gjithë nuk mund të vecoj askënd. Janë të gjithë djem të mirë dhe unë përshtatem si me Vilën ashtu edhe me Bathën e Trashin. Shumë më kanë thënë që skam shënuar akoma gol me Partizanin por mendoj që me Korabin do të vijë goli im i parë”.

Ndaj Izrealit disa muaj më parë Ramadani debutoi me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë por si të gjithë talentet e reja edhe ai ëndërron që një ditë të luajë për kombëtaren e madhe.

“Përfaqësuesja e madhe e Shqipërisë ëshrtë ëndrra e të gjitha futbollistëve është natyrisht edhe ëndrra ime të luaj një ditë me kombëtaren e madhe. Por tashmë duhet të bëj mirë me përfaqësuesen Shpresa dhe të jap maksimumin me këtë skuadër pasi vetëm kështu mund të kap një ditë përfaqësuesen A”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje