Kjo gjimnaste amerikane është bërë mjaft e famshme falë performancës së saj në tapet dhe lëvizjeve të marra nga videoklipet e këngëtares Beyonce.
Hallie Mosset zbaviti publikun me numrat e saj, ndërsa në sfond u dëgjuan disa këngë të këngëtares së njohur amerikane, të cilat ndihmuan gjimnasten të bënte një paraqitje perfekte, duke ndihmuar skuadrën e saj që të fitonte duelin me rivalët.
Juria përveç publikut u impresionua me paraqitjen, ndërkohë që videoja e performimit të saj ka marrë 4 milionë klikime.