Këto foto të rralla tregojnë për një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa trupat amerikane luftuan kundër atyre japoneze për të marrë nën kontroll ishullin e Iuo Jimas.
Kjo betejë zgjati për pesë javë dhe në të u zhvilluan disa nga përleshjet më brutale të të gjithë luftës.
Ushtria amerikane duhet të merrte ishujt pasi aty ndodheshin tri fusha aviacioni, që do t’i përdorte për sulme të mëtejshme ndaj Japonisë.
Nga 21 mijë ushtarë japonezë, vetëm 216 prej tyre u zunë rob. Mendohet se 3 mijë prej tyre luftuan në shpellat e ishullit.
Humbjet amerikane ishin rreth 7 mijë ushtarë në këtë betejë.