Një aksident i rëndë ka ndodhur në Japoni, pasi një makinë e cila udhëtonte me shpejtësi të madhe ka “fluturuar” drejt autobusit me pasagjerë.
Videoja tronditëse shfaq makinën e zezë e dalë jashtë kontrollit që fluturon në ajër dhe përplaset me autobuzin që tranportonte turistë, në një autostradë në Japoni.
Shoferi i autobusit mbeti i vdekur në vend dhe më shumë se 20 pasagjerë të tjerë u lënduan.
Pamjet e këtij aksidenti janë regjistuar nga kamerat që ishin të instaluara në autobus.