Policia shqiptare do të përdorë dron kundër krimit

19 Mars 2017, 15:29Kronika TEMA

Policia shqiptare do të përdorë dron për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe krimet e tjera.

Policia e Shtetit ka blerë një dron profesional, që ka kushtuar 350 mijë euro dhe pritet të vihet në përdorim nga uniformat blu brenda pak javësh.

Bëhet fjalë për një dron që është i aftë të fluturojë deri në lartësinë 800 metra, nga ku mund të fotografojë, filmojë dhe transmetojë në kohë reale në sallën operative se çfarë ndodh në terren.

Droni, që mund të qëndrojë në fluturim për më shumë se 2 orë, do të jetë në dispozicion kryesisht për mbështetjen e operacioneve policore, patrullimin dhe analizimin e zonave me risk të lartë kriminal apo zonave problematike dhe të thella, sa i takon kultivimit të kanabisit.

Droni aktualisht ndodhet në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ndërsa një staf i caktuar është trajnuar dhe certifikuar, pasi për përdorimin e tij nevojitet patentë piloti e veçantë, e barazvlefshme më atë të helikopterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje