FOTOT/ Kishin lënë lekët në bixhoz: Ja kush janë dy adoleshentët që vinin gjoba në emër të Shullazit

17 Mars 2017, 18:13Kronika TEMA
FOTOT/ Kishin lënë lekët në bixhoz: Ja kush janë dy

Këta në foto janë dy të rinjtë, Durim Dervishi dhe Altin Valisi, njëri 19, nxënës i shkollës së mesme “Arben Broci” dhe tjetri 21 vjeç, të dy punonjës të një kompanie që merrej me pastrimin e xhamave dhe që u arrestuan dje nga policia për gjobëvënie.

Biznesmeni që zgjodhën për t’i vënë gjobë quhet, Piro Zoto dhe shiste xhama në autostradën Tiranë­-Durrës, ku pikërisht edhe dy të rinjtë blinin materialet. Për ta trembur biznesmenin, Altin Vasili dhe Durim Dervishi i shkruanin mesazhe ku prezantoheshin me emrin “Altin Shullazi”.

Por “BalkanWeb” ka mësuar se dy të rinjtë për shkak të varësisë ndaj bixhozit kishin hyrë në borxhe dhe për këtë shkak i bënin presion biznesmenit, duke i dërguar herë pas here sms me tekst kërcënues që ky i fundit t’u dorëzonte 10 mijë euro.

Dy të rinjtë dolën sot, para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilët caktuan për ta, masën e sigurisë arrest me burg për vepren penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ata kërkoni nga biznesmeni Zoto t’iu paguante shumën prej 10 mijë euro duke i dërguar në celular kërcënime me vdekje nga “Altin Shullazi”.

Pas denoncimit të Zotos, policia zbuloi se mesazhet vinin nga celulari i babait të Altin Vasilit. Duket se xhamapastruesit e kishin marrë seriozisht kërcënimin, pasi në shtëpinë e njërit prej tyre, policia gjeti edhe një kallashnikov.

Në dosjen e hetuesve janë mesazhet kërcënuese që të rinjtë i kanë dërguar biznesmenit 55-vjeçar ndërkohë që edhe në biseda telefonike, ata prezantoheshin si Elton Shullazi. Përdorimi i këtij emri ka bërë që agjentët e policisë së krimeve ndaj pronës të hetojnë dhe vënë nën përgjim prej më shumë se një muaji të rinjtë, nga ku ka rezultuar se këta persona nuk kanë lidhje me Emiljano Shullazin, por kanë përdorur mbiemrin e tij vetëm për të frikësuar biznesmenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje