Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Nr.1 të Bathores në Tiranë.
Një 16 vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve duke i lënë të plagosur rëndë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku adoleshenti ka qëlluar me armë zjarri.
Vëllezërit A. B. dhe A. B. janë transportuar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Pas ngjarjes, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit. Ai është identifikuar si L. C, 16 vjeç.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ad