Lezhë, atentat për vrasjen e një 24 vjeçari, shpëton mrekullisht

17 Mars 2017, 09:15Kronika TEMA

Tentohet vrasja e një të riu në qytetin e Lezhës.

Policia bën me dije se 24 vjeçari me iniciale N.N, i ka shpëtuar një atentati që iu bë me pistoletë në kohën kur ai po qarkullonte me makinën e tij.

Efektivët kanë mundur të identifikojnë agresorin e dyshuar i cili është Xh.D 22 vjeç, po nga qyteti i Lezhës.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë autorin për të kryer sulmin.

Blutë e qytetit kanë nisur kërkimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kunder krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D. 22 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N. 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po levizte me mjetin e tij .
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78¬22 e 278/5 të Kodit Penal./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje