Shantazhet/ “10.000 euro ose…”  dy të rinjtë nga Tirana gjobë 55- vjeçarit

16 Mars 2017, 10:20Kronika TEMA

Dy të rinj nga Tirana kanë ushtruar presion ndaj një 55 vjeçari duke i adresuar një sërë kërcenimesh.

Në mesazhet e grumbulluara nga policia, të rinjtë i bënin shantazh 55 vjeçarit duke i kërkuar 10.000 euro në mënyrë që ata të mos ndërmernin ndonjë akt të pa këndëshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Tiranës në kuader te operacionit “Last Night”, ka arrestuar dy te rinj qe kane kercenuar dhe gjobitur nje 55­vjecar ne kryeqytet per t’i marre shumen e 10 mije eurove.

Njoftimi i Policise: Më datë 15.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Last Night”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar shtetasit:

• Altin Valisi, 21 vjeç, banues në Tiranë

-Durim Dervishi, 19 vjeç, banues në Tiranë

Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 1 armë automatike, tip AK­47 – 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme

– 5 Karta SIM Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 109/b/1­25 dhe 278 të Kodit Penal./ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje