Përmes një operacioni të mirëorganizuar Policia e Shtetit ka vendosur 352 gjoba për drejtuesit e automjeteve.
Nën kodin “Blici Rrugor”, ky operacion u shtri në 12 qarqe të vendit në harkun kohor 11:30 deri në orën 12:30.
580 efektivë u vendosën në akset kryesore dhe zonat urbane.
Mësohet se për këtë operacion u ngriten 114 pika kontrolli.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se nga 352 gjoba të marra, 81 masa administrative janë vendosur për mosvendosje të rripit të sigurimit, 123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 148, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.
Brravo..
Rama nuk cti beje Gerdecit, as 21 janarit, as korrupsionit , as Metes, as kanabisit etj… por ka cti beje popullit me taksa, gjoba dhe detyrime me kasa fiskale.
Shumë mirë