Një zjarr ka rënë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare paraditen e 15 marsit 2017 rreth orës 11:00.
Flakët kanë përfshirë katin e nëndheshëm të Bibliotekës ndërsa tymi kishte mbuluar dhe sallën e leximit të bibliotekës.
Policia, një ambulancë dhe tre zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa është evakuar godina nga punonjësit dhe lexuesit që ndodheshin në bibliotekë në atë moment.
Shërbimi i zjarrfikës po bëjnë të pamundurën që flakët të mos përhapen ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të riskut për dëmtimin e librave.
Zjarrfikësit po thyejnë xhamat e katit të nëndheshëm për të larguar tymin.