Shqiptarët me not në lumin Rio Grande drejt SHBA-ve, ja dëshmitë e të kapurve

14 Mars 2017, 17:20Kronika TEMA

478 shqiptarë për një vit kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rritja drastike e numrit gjatë vitit 2014 ka “alarmuar” autoritetet e këtij vendi të cilat i kanë përcjellë zyrtarisht shqetësimin Policisë shqiptare e më pas Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Hetimi i mëtejshëm zbuloi se shtimi i klandestinëve ishte “produkt” i një grupi kriminal trafikantësh shqiptarë. Këta të fundit, kundrejt 25­30 mijë dollarëve, u mundësonin shqiptarëve kalimin e paligjshëm drejt SHBA­-ve.

Duke përdorur tri itinerare të ndryshme, klandestinë dërgoheshin deri në kufirin mes Meksikës dhe Teksasit, SHBA.

Sipas të dhënave në dosjen gjyqësore ndaj të akuzuarve, një kopje e së cilës është siguruar nga “Panorama”, një pjesë e klandestinëve janë futur në SHBA duke notuar në lumin Rio Grande. Ky lumë, gjatë rrjedhës së tij është edhe kufi ndarës mes dy shteteve.

SHIFRAT
Përmes një shkrese zyrtare të mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ambasada e SHBA­ve informonte se “në muajin qershor 2013 ishin kapur 17 shtetas shqiptarë në përpjekje për të  kaluar kufirin në Teksas, nga Meksika.

Gjatë vitit 2012 ishin ndaluar 56 shtetas shqiptarë. Në vitin 2014, totali i shtetasve shqiptarë, të cilët tentonin për të hyrë në mënyrë ilegale për në territorin e SHBA­ve ishte 478 persona”.

Gjatë gjykimit të dosjes me shtatë të dyshuarit si pjesë e një grupit të trafikantëve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka paraqitur si provë aktet e ardhura përmes letërporosive nga autoritetet amerikane. Në dosje janë administruar dëshmitë e të paktën 13 personave, të cilët janë kapur nga ana e agjentëve e Policisë Kufitare amerikane.

Klandestinët, një pjesë e të cilëve janë deportuar nga SHBA­të në Shqipëri, kanë dhënë deklarime, duke dhënë informacion në lidhje me mënyrën se si kanë lëvizur, personat që i kanë ndihmuar, shumat që janë paguar, itinerarin e ndjekur.

Gjykatat kanë vlerësuar se deklarimet e tyre përputhen me rezultatet e përgjimeve telefonike të realizuara nga Prokuroria. DESHMITE E KLANDESTINEVE Shtetasi E. B. është pikasur nga një agjent i patrullës kufitare në luginën e lumit Rio Grande. Ai ka kaluar kufirin në një kohë dhe një vend të ndryshëm nga ato të përcaktuara nga Sekretari i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të SHBA­ve.

Pasi është arrestuar, ai është dërguar në stacionin e Broënsville, ku ai ka dhënë një deklarim nën betim. “Subjekti deklaroi se ai u largua nga Shqipëria më datë 25 shkurt 2014, nëpërmjet fluturimit për në Madrit, Spanjë. Nga Spanja subjekti u nis nëpërmjet fluturimit nga Kosta Rika, më 26 shkurt 2014.

Subjektit më pas deklaron se ka marrë një autobus përmes shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Meksikë më 8 mars 2014. Në Meksikë ai udhëtoi përmes qyteteve dhe shteteve të ndryshme të panjohura, deri sa arriti në Matamoros, Meksikë.

Subjekti hyri në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara më datë 14 mars, duke notuar në lumin Rio Grande për në Broënsville, Teksas”, citohej dëshmia e tij në dosje.

Të njëjtin deklarim kanë dhënë edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë, të arrestuar pasi kanë shkelur ilegalisht në tokën amerikane.

Të ndaluarit e tjerë kanë pranuar para autoriteteve amerikane se janë shtetas shqiptarë pa dokumentet e nevojshme ligjore për të kaluar, ose qëndruar në SHBA.

Po ashtu, ata kanë rrëfyer se kanë kaluar kufirin ndërkombëtar në mënyrë të paligjshme pa u inspektuar nga oficeri i imigrimit.

Disa prej shqiptarëve, deklarimet e të cilëve janë administruar si provë nga gjykata, janë kapur brenda 14 ditëve nga shkelja në “tokën e premtuar” brenda 100 miljeve ajrore nga kufiri ndërkombëtar i SHBA-ve.

1 komente në “Shqiptarët me not në lumin Rio Grande drejt SHBA-ve, ja dëshmitë e të kapurve”

  1. ali says:

    A kishte para Subjekti? Si udhetonte neper gjithe keto shtete, sa para kishte?….
    Ky ehste problemi qe ndihmon se si dhe pse merrte kete udhtim drejt vendeve
    qe ndoshta as emrin nuk ia dinte, ?…
    Subjekti o eshte kriminel-vrases ose eshte hajdut me cizme, ose eshte viktime
    e krimit te organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje