Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, do të ngelet ende në burg.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e bërë për zbutje të masës së sigurimit nga ajo me burg, në një më të lehtë.
Zoto përmes avokatit të tij, i tha Gjykatës së Apelit se nuk paraqet rrezikshmëri për shoqërinë dhe nuk ekziston mundësia për tu larguar nga Shqipëria.
Avokati mbrojtës Theodhori Sollaku, përmendi gjatë shqyrtimit të kërkesës se dëshmitari i mbrojtur nga shteti, Iliaz Labi që ka rrëfyer kundër Zotos, nuk është i besueshëm.
Sollaku shtron argumentin se edhe Labi është i bashkëpandehur në proces.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i çmoi pretendimet si të paprovuara e për këtë arsye la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, arrest me burg.
Artur Zoto është arrestur për skandalin e tenderit me ushqimet e të burgosurve.
Për këtë aferë korruptive ka përfunduar në burg edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi i cili dëshmoi skandalin.