VIDEO/ Përflaket Biblioteka Kombëtare, zjarr në katin e nëndheshëm

15 Mars 2017, 10:11Kronika TEMA

Kati i nëndheshëm i Bibliotekës Kombëtare është përfshirë nga flakët.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë pranë objektit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje kanë mbëritur ambulanca dhe policia.

Nuk bëhen ende të ditura shkaqet për nisjen e zjarrit.
Dyshimet e para janë hedhur mbi ndonjë shkëndi të mundëshme elektrike

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

Punonjësit dhe frekuentuesit e bibliotekës kanë dalë të trembur me shpejtësi nga institucioni për t’i shpëtuar flakëve.

1 komente në “VIDEO/ Përflaket Biblioteka Kombëtare, zjarr në katin e nëndheshëm”

  1. arb says:

    Kjo që ka ndodhur është kafshëri. Si ka mundësi që në institucion të rëndësisë së veçantë të mos ketë sistem sigurie kundër zjarrit? Si ka mundësi që çdo gjë në këtë vend i lihet rastësisë? Si ka mundësi që të digjet kati -3 ku ruhen dhe thesaret më të rëndësishme dokumentare të vendit tonë? Pa përgjegjshmëri totale, që nga ministria e kulturës e deri tek drejtoria e bibliotekës.
    Hani sheshet tani, se kultura u dogj. Kafshë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje