16-vjeçari në Kukës tenton të vrasë babain, nuk i dha para

15 Mars 2017, 11:48Kronika TEMA

Një adoleshent është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri babain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhoc të Kukësit, ku A. Shahu, vetëm 16 vjeç, ka drejtuar armën e zjarrit drejt të atit 40-vjeçar në shtëpinë e tyre.

Sipas policisë mes at e bir ka pasur fillimisht konflikt verbal pasi djali i ka kërkuar para të atit.

Ndërkohë dhe vetë babai, Krenar Shahu, 40 vjeç është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në shtëpi iu gjet një armë zjarri tip pushkë, 5 krehëra me 70 copë fishekë, pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje