Shqipëria rekordmene evropiane për të dënuarit për vrasje

15 Mars 2017, 17:30Kronika TEMA

Vendi ynë mban rekordin e të dënuarve për vrasje në të gjithë Bashkimin Evropian.

Lajmi bëhet me dije nga ekspertët e Këshillit të Evropës, pas mbledhjes se statistikave nga Universiteti i Lausanës.

Sipas shifrave të bëra publike, mësohet se numëri ka shkuar në rritje progresive përgjatë viteve 2014-2015.

Sa i përket situatës së burgjeve në Evropë për vitet 2014-2015, raportohet se rreth 19% e të burgosurve në Shqipëri vuajnë dënimin për çështje të lidhura kryesisht me lëndët narkotike.

Ndërkohë 39% e tyre vuajnë dënimin për motive vrasje.
Në bazë të kësaj përqindje, numri është tre herë më i madh krahasuar me mesataren evropiane për dënimet për vrasje.

Në mesin e viteve 2006 dhe 2015, numri i të burgosurve u rrit më shumë në Turqi (191%), Shqipëri (90%), Maqedoni” (61%) dhe vende te tjera.

Shqipëria radhitet e para ndër vendet me një përqindje relativisht të lartë të të burgosurve pa një vendim të formës së prerë në nivelin e 49.2%, e ndjekur nga Danimarka (36.3%), Italia (34.2%), Holanda (43.4%) dhe Zvicra (39.6%).

1 komente në “Shqipëria rekordmene evropiane për të dënuarit për vrasje”

  1. Mamurrsi trim says:

    Po vetingu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje