FOTO/ Terror brenda një shkolle në Francë, dyshime për sulm terrorist

16 Mars 2017, 13:20Kronika TEMA

Një shkollë në Grasse të Francës ka përrjetuar çaste tmerri .

Sipas raportimeve të para, një burrë i armatosur me disa armë ka hyrë në ambientet e institucionit dhe ka hapur zjarr.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur disa persona të plagosur.

Agresori mësohet se ka pasur si objektiv të sulmit të tij drejtorin e këtij institucioni.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit  në shkollën Tocqueville.

Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje po punon për kapjen e autorit të krimit.

Efektivët i kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të rrezikut që i vjen nga agresori.

Deri më tani është arrestuar një i dyshuar  17­ vjeçar i cili është student në këtë shkollë.

Ndërkohë Ministria e Brendshme  ka postuar në Twitter një status, ku flet për të shtënat dhe këshillat që duhen zbatuar.

Ky qytet ndodhet 25 milje nga qyteti Nisë, ku në korrik të vitit të kaluar një terrorist që ngiste një kamion vrau 86 njerëz. /ad

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje